Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në diskutimet në institutin Hudson në Uashington ku është theksuar forcimi i mëtejshëm i NATO. në fjalën e tij Basha theksoi se që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet nuk janë zhdukur por thjesht kanë ndryshuar.

Basha: Së pari, ka ende kërcënime ushtarake në dyert e NATO-s. Kjo u dëshmua nga agresioni rus kundër Gjeorgjisë, aneksimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainë, si dhe luftëra të tjera të tilla.

Në veçanti, ai nënvizoi se vendet më lindore pjesë të NATO-s janë nën një kërcënim të përhershëm ushtarak,  ku përmendi Republikat Baltike, por  dhe vendet e Ballkanit. Basha thekson se  ekziston nevoja për të balancuar fuqinë në rritje dhe ndërhyrjen ekonomike nga fuqitë jo-perëndimore

Basha: Ballkani është sot, me sa duket, një skenë kryesore ku po ndodh rivaliteti midis Lindjes dhe Perëndimit; nga njëra anë kemi vendet perëndimore dhe nga ana tjetër kemi Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera, duke përfshirë, Lindjen e Mesme që rivalizojnë për ndikim politik, fetar dhe kulturor por edhe për depërtim ekonomik.

 por po aq i rëndësishëm sipas bashës është dhe mbrjojtja ndaj fenomeneve të reja të kërcënimt

Basha: Terrorizmi, sidomos ekstremizmi i dhunshëm; sulmet kibernetike; korrupsioni, krimi i organizuar, rrjetet kriminale transnacionale dhe pastrimi i parave; por gjithashtu fushatat propagandistike dhe dezinformuese. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë sistemet tona, shoqëritë tona, vlerat tona përmes ndërhyrjeve jo-ushtarake. Sepse ne në radhë të parë  jemi një aleancë vlerash, jemi një aleancë politike – ushtarake dhe jo një aleance ushtarake – politike.

Basha e ka konsideruar të nevojshëm Arritjen e objektivit 2% të GDP-së për  NATO-s. duke e konsideruar si një lajm të mirë ai u shpreh se NATO mund të shërbejë si një fuqi balancuese për të garantuar paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajon.

/Ora News.tv/