Lulzim Basha u ndal ne Pogradec, ndërsa ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së 16 shkurtit. Gjatë takimeve me qytetarët dhe bizneset, kreu i PD tha se asgjë nuk do të zgjidhet nëse në krye të vendin ke një njeri që i trajton njerëzit si qenër.

Në turin e takimeve për të bindur qytetarët që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal  në Pogradec. Ai bëri thirrje për bashkim, ndërsa tha se  asgjë nuk do të zgjidhet nëse në krye të vendin qëndron Edi Rama.

Basha: Kjo është një qeveri që ju ka vjedhur, ky është një kryeministër që ju ka vjedhur, ky është një kryeministër që ju ka tradhtuar, ky është një kryeministër që ju ka poshtëruar, ky është një kryeministër që ka mbrojtur ata që duhet të shkojnë në burg dhe ka çuar në burg njerëzit e pafajshëm. Ky nuk do të qëndrojë më asnjë ditë në atë karrige që i kanë falur kriminelët.Më 16 shkurt do të dëgjohet vetëm një zë, do të merret vetëm një vendim, do të dëgjohet vetëm zëri juaj e do të merret vendimi i popullit të bashkuar.

Basha u takua me qytetarë dhe biznese ndërsa u premtoi se nëqoftëse i japin besim, ata do të kenë një qeveri që u shtrin dorën.

Basha: Dua t’ia them shkoqur dhe qartë: Nuk je kryeministri i shqiptarëve, je kryehajdut, je kryetrafikant. Deri të premten me 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugën dhe të japësh zgjidhje politike. Me 16 shkurt populli do të trajtojë si kryeqen, si kryehajdut, si kryetrafikant.

Kryedomokrati Basha, tha se Shqipëria është në dorën e oligarkëve, ndërsa qytetarët po vuajnë varfërinë. 

/Ora News.tv/