Basha: Rama, garantori i kokainës. Berisha tregon tre mbiemrat e Taulantit

Basha: Rama, garantori i kokainës. Berisha tregon tre mbiemrat e Taulantit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, nga salla e kuvendit akuzuan se pas trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe ngarkesës prej 613 kg që u sekuestrua në Durrës qëndron kryeministri Edi Rama.

Basha e quajti qeverinë 'kartel politiko kirminal'  që ndaloi një ngarkesë për të lejuar sipas tij ngarkesat e tjera me drogë.

Lulzim Basha: U detyruan të kapin dhe të deklarojnë sasinë e kokainës, por vetëm pasi siguruan që cdo kush që mund të tregonte gjurmët, cdo kush që mund të conte në lidhjen e drejtpërdrejtë në kupolën qeveritare, të ishte jashtë dhe larg duarve të organeve të drejtësisë.

Sali Berisha: Cfarë e detyroi Fatmir Xhafën të lëpijë atë që pështyu në mëngjes? Shkaku është 1 dhe vetëm 1, ai quhet Olsi Rama, partizani Olsi Rama.

Kjo linjë ndërkombëtare e kokainës, siaps kryetarit të opozitës funskionon prej  vitit 2013, ndërsa tha se qeveria përtdori të njëjtën skeme si me Xibrakën, ku u  prishjën e provat dhe nuk u arrestua asnjë nga kokat e trafikut. 

Lulzim Basha: Kapet shoferi, kapet hamalli, njësoj si në rastin e Xibrakës, operatorët kryesorë ia mbathin. Ata që mund të tregojnë bosët e vërtetë ia mbathin.

Në replikë me Bashën dhe Berishën, kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmblodhi raportet ndërkomëbatre për trafikun e drogës për të akuzuar PD-në si model që mbështeti kanabizimin e vendit.

Taulant Balla: Rezulton se vetëm 2012-2013, atëherë kur ju zotërinj latë qeverisjen janë kultivuar rreth 2 milionë bimë kanabis sativa, të cilat as nuk janë asgjësuar dhe as nuk janë përfshirë, me qëllim nga ana juaj ndonjëherë në statistikat zyrtare pasi policia nuk ndërhynte fare në ato zona.

Por Berisha, tha se pronari i  kompanisë që eksportonte banenet, u njoftua, ndaj dhe u largua një ditë para se të sekuestrohej kokaina.

Sali Berisha: Kush e njoftoi? Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i PS-së për Tropojën, dhe ju që shisni kryetarët, ju qofshi.

Më pas ish kryeministri Sali Berisha komentoi dhe tha se Taulanti veç mbiemrit  Balla mund të ketë dhe disa mbiemra të tjerë.

Sali Berisha: Taulant Gjura, sepse me pasaportë diplomatike, kaloi Fatos Gjurën një nga narkotrafikantët kryesorë të Librazhdit në Maqedoni

Taulant Hoxha, kësaj here jo pse këndonte këngë për Enverin. Sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha, njëri prej të cilëve u vra në zyra, ndërsa tjetri u ekstradua. Taulant  trajneri, ai trajneri i i sportklubit të Librazhdit.




EMISIONET