Kryetari i PD, Lulzim Basha tha në sudion e "360 gradë" me gazetarin Artur Zheji tha se largimi i Xhafajt dhe Tahirit është një sukses i paprecedentë i opozitës në këto 27 vite.

Lulzim Basha: Largimi i Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit është një sukses i paparecedentë. Asnjë opozitë në 27 vite nuk ka arritur të largojë dy ministra. Kjo opozitë ja ka dalë. Jo vetëm kaq, ka arritur të largojë shumë deputetë të lidhur me krimin. Një Kryebashkiak dhe afro 350 zyrtare. Sandër Lleshi duhet të gjykohet. Ai nuk vjen nga bota akademike, nuk vjen nga pozitat e një socialisti kritik me mënyrën si është trajtuar siguria. Ai vjen nga anekset e kryeministrisë për të këshilluar Ramën për sigurinë kombëtare.



/Ora News.tv/