Basha me banorët e Unazës së Re: Është manipuluar plani urbanistik i Tiranës

Basha me banorët e Unazës së Re: Është manipuluar plani

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar publikimin e një dënoncimi të ri nga opozita në lidhje me tenderin e Unazës së Re. Kryedemokrati e bëri këtë deklaratë nga protesta e banorëve të "Astirit" të cilëve iu bashkua pasditen e së dielës.

Basha: Këtu tek Unaza e re është konsumuar një krim i tretë që përfshin drejtëpërdrejt Erjon Veliajn dhe Edi Ramën. Është manipuluar plani urbanistik i qytetit të Tiranës, për t’i hapur rrugë një skeme kriminale e cila mbi gërmadhat apo rrënojat e shtëpive që donin të prishnin këtu do ndërtonin pallate shumëkatëshe me paratë e krimit të organizuar. Me paratë e krimit të organizuar, të njerëzve që kanë bërë drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Siç ju kam paralajmëruar prej disa ditësh, ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, e cila për nga vlera financiare tejkalon 40 milion eurot e shqiptarëve që po vidhen nga bixheti i shetit. Pra, këtu vidhet dyfish, apo plani është të vidhet dyfish: 40 milion euro nga buxheti dhe dhjetra milion euro të tjera me ndërtime mbi këto banesa që duan ti prishin pa ligj, ku do të pastrohen paratë e drogës. Për këtë Edi Rama dhe Erjon Veliaj sëbashku, kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit, në mënyrë që eksponentët e krimit të organizuar të pastrojnë paratë e drogës dhe natyrisht ti ndajnë ato me Edi Ramën dhe shpurën e tij të korruptuar . 

Basha vlerësoi edhe protestën e studentëve, që e vlerësoi si kryengritjen e dytë të studentëve dhe protestën më të madhe të të gjitha protestave në vend.

Basha: Dua ta bëj të qartë sot se prej ditës së parë ne kemi mbështetur dhe mbështesim fuqimisht protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre të drejta, 8 pikat e tyre. Sikundër dua të përsëris sot ftesën ndaj prindërve të studentëve, ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, ndaj demokratëve, ndaj socialistëve, ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike, por jo të organizatave kriminale si ajo e Rilindjes, të ju bashkohen bijëve dhe bijave të tyre.

Banorët e Astirit për 43 ditë më radhë kanë protestuar në rrugë kundër shëmbjes së shtëpive të tyre nga projekti i Unazës së Madhe.

Basha me banorët e Unazës së Re: Krim shtetëror, Rama drejtpërdrejt i përfshirë

Kemi të bëjmë me një krim shtetëror, ku është i përfshirë nga i pari tek i fundit, dhe nuk ka pikë dyshimi që i vetmi njeri që mund të garantojë dhe të koordinojë një vjedhje të tillë, të detyrojë gjithë këto organe shtetërore, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Infrastrukturës, Bashkinë e Tiranës, të kryejnë veprime të tilla, pa asnjë transparencë, pa asnjë konsultim, është kryeministri Edi Rama. Edi Rama është drejtpërdrejt i përfshirë në këtë aferë. Është fakt i njohur botërisht dhe i publikuar nga mediat se Edi Rama e ka bërë këtë pazar kokë më kokë me të tre kompanitë; Salillarin, Victoria Invest-in dhe “DH - Biba X”-in.

Megjithatë, Edi Rama ka edhe prokurorinë. Që prej një viti - sot është 16 dhjetor - Edi Rama e ka kapur prokurorinë përmes Arta Markut, e cila ka 6 javë që hesht. Është e njëjta Arta Marku që urdhëroi arrestimin e kuksianëve, kur u ngritën kundër koncesionit korruptiv të kompanisë Salillari-Kastrati në Rrugën e Kombit, është e njëjta Arta Marku e cila urdhëron vartësit e saj të arrestojnë, të mbajnë në paraburgim qytetarë që dalin të mbrojnë shtëpitë e tyre, është e njëjta që i ka mbushur burgjet me fukarenj, por që nuk ka arrestuar akoma asnjë zyrtar për këtë vepër korruptive, për këtë vjedhje, e cila ka shtangur shqiptarët, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



EMISIONET