Basha: Mbështesim qëndresën e qytetarëve

Basha: Mbështesim qëndresën e qytetarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha sot sërish doli në mbështetje të banorëve të Unazës së Madhe. Ai tha se opozita do të mbështesë qëndresën qytetare kundër kësaj bande hajdutësh, sic e quan kryedemokrati.

Basha: Përsëris edhe njëherë vendosmërinë time dhe të gjithë opozitës për tu qëndruar në krahë qytetarëve në kauzën e tyre. Sot është kauza e të gjithë shqiptarëve, të cilët nuk pranojnë vjedhjen dhe poshtërimin. Ftoj mediat të bëjë detyrën e saj, dhe të mos bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare. Studentët me qëndresën e tyre kanë treguar një të vërtetë të madhe, qëkur studentët i thyen hundët qeverisë, nuk ka më njeri të hajë çorbën e propagandës.

Basha përsëriti edhe njëherë aferën e ndryshimit të planit urbanistik të Tiranës për të mos prekur pronën e privatizuar nga një person i dënuar për trafik droge.

Basha: Sot jo për herë të parë, Erion Veliaj përdoi gënjeshtrën dhe bëri budallain për t'i ikur të vërtetës tronditëse që ka nxjerrë opozita, sa i përket pjesës tjetër të afrës së unazës. Prej ditës së parë kur kjo pjesë e aferës është denoncuar e kemi thënë se në 2017 është ndryshuar plani urbanistik i 2013. Është zhvendosur shtrati i Lanës për ti hapur rrugë prishjes së banesave me të vetmen arsye që prona e privatizuar me firmën e Ahmetaj, me kontributin 1.5 mln euro të derdhur ne emër të një trafikanti droge të mos cënohej. 


EMISIONET