Basha: Një nga këta që zgërdhihen, në Gjermani porositi Toyota me 1.5 mln euro brenda

Basha: Një nga këta që zgërdhihen, në Gjermani porositi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hodhi një akuzë të fortë në Kuvend, duke deklaruar se një politikan socialist, tri ditë më parë ka qenë në Gjermani duke porositur një mjet tip Toyota Yaris. 

Megjithëse makina nuk konsiderohet lulsoze, Basha tha se brenda saj ishin 1.5 mln euro para droge. Kreu demokrat nuk dha emër se të kujt ishin këto para.

Basha: Vendimi mund të kishte qenë edhe shumë më i keq, po mos kishte qenë për insistimin tonë si opozitë.

(Balla dhe Rama qeshin). 

Basha: Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them, dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh cfarë do të tunden para hundës shumë shpejt. Është vetëofruar për 600 mijë emigrantë. E bën me shpresën ti harrojmë drogën, krimin e korrupsionin. Do të blejë heshtjen e Europës me refugjatë. 

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, iu përgjigj nga jashtë sallës së Kuvendit, duke përmendur tre emra politikanësh që ishin në Gjermani.

Balla: Di që kanë qenë nga PS, Mimi Kodheli, nga PD, Sali Berisha, Lulzim Basha. Nëse Saliu ka qenë me drogë në Toyota dhe e ka parë Lulzimi kjo është çështje e brendshme e PD-së në kuadër të dueleve ndoshta ende të fshehura për lidershipin e PD-së.

Balla: Luli dhe Babalia sot janë njëlloj.

Balla: Të kesh për kryetar Lulin është sikur të kesh kryetar Babalen, Luli dhe Babalja sot janë njëlloj dhe e vërteta është që aq keq e ke punën me Babalen sa ke dy seanca plenare që Babalen nuk e ke më pjesë të transmetimit në FB, sepse Babales i doli lëngu dhe lëngun Lul nuk ke ku ta fusësh më.

Në rinisjen e seancës për herë të dytë, Basha akuzoi mazhorancën se ndërpreu edhe internetin për të mos u transmetuar fjala e tij nëpërmjet Facebookut.

Basha: Shikoni se çfarë po ndodh! Heqin zërin e opozitës pastaj fusin një zhurmues për të ndërpre valët e internetit për të penguar fjalën e opozitës përmes rrjeteve sociale.

Kliko ketu per FOTOGALERINE


EMISIONET