Basha lobon për hapjen e negociatave në Bundestagun gjerman

Basha lobon për hapjen e negociatave në Bundestagun gjerman

Detyrë të vështirë e quan Lulzim Basha bindjen e komisionit për Çështje Europiane në Bundestagun gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pas një senace dëgjimore për këtë cështje, Basha tha se grupi më i madh parlamentar gjerman CDU/CSU, është skeptik për hapjen e negociatave, por ai që opozita po bën gjithcka për këtë proces jetik siaps tij për të ardhmen e vendit tonë. 

Pas një seance dëgjimore  me anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme me qëllim bindjen e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU për miratimin e nisjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kryetari i Partisë Demroaktike Lulzim Basha, shprehu mbështetjen e opozitës për këtë proces. Në krah Kryetarit të Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemak, Basha deklaroi se puna është e vështirë pasi ky grupim është skeptik për zgjerimin dhe kritik për hapjen e negociatave.

Basha: E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit, për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU-së dhe CSU-së për një votë pozitive për negociatat, si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore.

Kreu i opozitës vlerëson se hapja e negociatave është edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, të pakapur politikisht, por edhe për çështje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore.

Deklaratat e plota pas takimit të Kryetarit të PD

Lulzim Basha: Përshëndetje! Jemi këtu me Paul Ziemak, që është anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane dhe Çështjet e Jashtme, por është po kështu kryetari i Forumit Rinor CDU-së, i cili është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare. E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit, për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU-së dhe CSU-së për një votë pozitive për negociatat, si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Pra, për të ndihmuar përmes presionit të shtuar në arritjen e objektivave europiane që ka opozita, Partia Demokratike, rinia e Partisë Demokratike dhe rinia shqiptare.

Paul Ziemak: Faleminderit për vizitën tuaj këtu në Parlamentin gjerman, Bundestag. Faleminderit për diskutimin e shkëlqyer që patëm sot. Urimet më të mira nga unë, Forumi Rinor dhe partia tonë për të rinjtë në Shqipëri. Ne besojmë tek ju. Punojmë shumë mirë bashkë, ndaj dhe urimet më të mira nga Berlini për Shqipërinë!

 

EMISIONET