Basha këmbëngul: Largimi i Ramës, i panegociueshëm, koha të luftojmë...

Basha këmbëngul: Largimi i Ramës, i panegociueshëm, koha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në facebook ripërsëriti faktin se largimi i kryeministrit Edi Rama është i panegociueshëm për opozitën.

Basha shkroi se tashmë duhet të luftojmë për Shqipërinë si e gjithë Europa, ndërsa theksoi se falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve zgjedhjet e 30 Qershorit u anuluan.

Postimi i Bashës: 

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!

Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!

Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. ShqiperiaSiEuropa

EMISIONET