Rama replikon me Bashën: Ju ka marrë malli për djath. Do ulesh prapë me mua

Rama replikon me Bashën: Ju ka marrë malli për djath. Do ulesh

 Debatet në Kuvend ku është caktuar në rend të ditës votimi i pr/ buxhetit dhe paketa fiskale e vitit 2018.

Basha dhe Rama po replikojnë me njëri tjetrin ashpër.

Kreu i PD-së i tha deputetëve socialistë të mos jenë zombi por të votojnë kundër pr/ buxhetit.

“Jeni të djathtë dhe doni djathë. Ju ka marrë malli për djath” i tha Rama.  

Pjese nga debati

Lulzim Basha: E di që mendoni se dhe ky është një moment për të bërë politikë.  Por jua them kujtdo që mund të shpëtohet nga ju, kujtdo që nuk përfaqëson interesat kriminale në këtë pjesë të sallës. Ngrihuni në lartësinë e përfaqësimit të socialistëve të ndershëm. Votoni kundër këtij buxheti. Ky nuk është buxhet por korpus delikti. Janë provat e krimit dhe të jeni të sigurtë që do të hetohet dhe çmontohet fije më fije njësoj si kjo qeveri e vdekur politikisht

 Edi Rama: Nuk doja të ngrihesha, por dëgjova që the ngrihuni dhe mu kujtua sa shumë i thirre të ngriheshin aty poshte dritares time,  kur ishe në çadër dhe erdhe u ule me mua.  Prapë do vish të ulesh me mua dhe unë të pres! Jo se është dita ndërkombëtare e tolerancës, por sepse unë besoj se vetëm nga e ulura jote e imja, e jona, e të gjithëve këtu mund të bëhet më mirë për këtë vend.

I thoni vetes jemi të djathtë.  Jeni të djathtë dhe doni vetëm djathë.Dhe midis të djathtës dhe jush është vetëm djathi. Ju ka marrë malli për djath dhe kujtoni se ndërkohë djathi po mbaron. 

Mos u ngut sepse prapë do të dalësh bllof dhe e vërteta mund të të nxjerrë siç je, i vogël fallco dhe në një aktrim permanent, që tjetër do, tjetër thotë e tjetër bën. Mos u ngut është dita ndërkombëtare e tolerancës. Kur thua ngrihuni kujto çadrën e kujto si mbaroi. Herët a vonë do të ulesh prapë dhe ata nuk do të ngrihen sepse ata nuk janë budallenj.



EMISIONET