Basha i ashpër me Bushatin: Mashtrues i pacipë dhe i paaftë me petk Ministri

Basha i ashpër me Bushatin: Mashtrues i pacipë dhe i paaftë me

Kreu i Partisë Demokratike ishte i ashpër me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, duke e akuzuar si të paaftë dhe mashtrues.

Në replikë me Bushatin lidhur me rezolutën e OKB për Jeruzalemin, Basha tha se rezoluta nuk ishte detyruese.

Nga ana tjetër, Basha i dha një sqarim edhe lidhur me deklaratën për negociatat me BE.

Lulzim Basha: Mbajeni mend këtë fjalë, rrallëherë do të keni shansin të shihni një mashtrues të pacipë dhe të paaftë nën petkun e Ministrit të Jashtëm. Kujdesen dhe janë kujdesur qeveritë që njerëzit që përfaqësojnë Shqipërinë në botë të mos jenë mashtrues kalibri, të paaftë dhe plagjatë të pakorrektueshëm. Mashtruesi sot vuri fjalët në gojën time se i paskam thënë Mogherinit baltë, e kunDërta ëhstë e vërtetë. Kur ju o zullumqarë vutë në gojën e Mogherinit fjalët se vetëm me vettingun do të hapeshin negociatat ju thashë se kjo është baltë, madje ju thashë se këto janë bajga që ju shisni shqiptarëve. Ja ku jemi sot dhe fjala ime ka dalë, nuk është vettingu që hap negociatat, por janë banditët që ti ke sjellë dhe i ke bërë Ministra të Brendshëm që duhet të jenë në burg dhe jo të qeverisin me ty dhe të ndajnë paratë me ty dhe të bëjnë drogën me ty. 

Krimi, droga, emigracioni. Katër vjet e ke zhytur Shqipërinë keq e më keq, e thotë CIA, DASH.Nuk e fshini dot këtë, janë raporte të shkruara. Me këtë matet ky, me futjen në NATO, me heqjen e vizave? Ky bredh nëpër botë me paratë e shqiptarëve për dy detyra: Të shajë opozitën dhe të mbrojë fytyrën tënde të zezë, të mbrojë Saimir Tahirin dhe narkotrafikantët. Dëgjo këtu i paaftë, të paktën për ata pak studentë të drejtës ndërkombëtare që na ndjekin mos këput broçkulla këtu. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, janë rezolutat  e Këshillit të Sigurimit. Mos këput torakëllira këtu, turp, duhet të kishte mbetur që në vit të parë. Më shumë për statusin e kësaj rezolute dhe ku qëndron mashtrimi, kur të marr fjalën prapë. Mashtrues.

EMISIONET