Kreu i PD, Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të marrë bashkinë e Pogradecit.

Nga qyteti liqenor, Basha i tha Ramës se i ka bërë hesapet me kriminelët dhe jo me qytetarët.

Basha: Meqë këtu nga Pogradeci hodhi sfidën se do ta marrë bashkinë e Pogradecit. Po i kë bërë hesapet me Niçen, i ke bërë hesapet me krimin, nuk i ke bërë hesapet me popullin dhe i janë verbuar sytë. Do marr këtë do marr atë. Tani nga Pogradeci dua tja them shkoqur dhe qartë: Nuk je kryeministri i shqiptarëve, je kryehajdut, kryetrafikant. Deri të premten në 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugën dhe ti japësh zgjidhje politike, më 16 shkurt populli do të trajtoje si kryeqen, si kryehajdut, si kryetrafikant.

/Ora News.tv/