Nuk u votua vettingu i politikanëve, Basha thirrje për qëndresë qytetare

Nuk u votua vettingu i politikanëve, Basha thirrje për

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar rrëzimin e ligjit për vetingut të politikanëve. Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, ku Basha ishte i pranishëm tha se ata që votuan kundër vetingut të politikanëve janë bashkëpunëtor të krimit.

Basha: Çlirimi i politikës nga politikanë të lidhur me krimin dhe politikanë që justifikojnë pasurinë e tyre është domosdoshmëri. Unë e di që shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Shumica e shqiptarëve kanë kërkuar një zgjedhje për këtë. Dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por siç e patë dje në Kuvendin e Shqipërisë nuk ngriti kartonët një shumicë që përfaqëson popullin, por një pakicë që zhvat, vjedh dhe grabit popullin. Kjo është domethënia e votimit dje.  Dje ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve. Të gjithë ata që kanë ngritur kartonat kundër ligjit të vetingut të politikanëve kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit dhe vjedhjes.

Duke përsëritur mbështetjen për protestën e studentëve dhe protestave të tjera, kreu i demokratëve i bëri thirrje qytetarëve për qëndresë dhe rezistencë.

Basha: Sot në emër të opozitës ju bëj thirrje, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, që ndryshimin që kjo klikë e korruptuar, që kjo klikë e votoi kundër ta imponojmë me forcën e rezistencës dhe qëndresës qytetare. 

Basha akuzoi qeverinë dhe bashkinë se ka ndryshuar rjedhën e Lanës për të mos prekur sheshin e ndërtimit e një të dënuari për trafik droge.

Basha: Të gjithë e keni parë sesi me dokumenta zyrtare është faktuar mashtrimi i Veliajt. Në fakt ai ka firmosur devijimin e lumit të Lanës për të mos prekur pronën e Edmond Begos dhe për të shkatërruar shtëpitë e mbi 200 familjeve dhe pasi ka nënshkruar këtë akt, ky akt është sanksionuar nga firma e Edi Ramës.


EMISIONET