Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në facebook denoncon mbylljen e qepenave të 1747 bizneseve vetëm për janarin  që sapo kaloi.

"Një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë" shkruan Basha duke postuar dhe grafikën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve sipas të cilës në janar 2017 ishin mbyllur 1132 biznese.

"Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës."

Basha e mbyll postimin duke bërë apel për nevojën urgjente të ndryshimit të thellë politik dhe ekonomik që ka vendi.


/Ora News.tv/