Farmacitë janë të detyruara të reflektojnë në barnat me rimburisim çmimin e ri dhe të  jo çmimet në bazë të listës së 2016 pavarësisht problemit financiar që krijohet në të. Fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor sqaroi për mediat edhe mungesën e disa barnave në treg, duke garantuan farmacitë do të furnizohen brenda 2 javëve.

Farmacitë janë të detyruara që barnat me rimburim të refektojnë çmimin e ri dhe jo çmimin e medikamentit me të cilin kanë bërë furnizimet sipas listës së 2016.

Një ditë pas shqetësimit të ngritur nga subjektet farmaceutike se gjendja e krijur në këtë sektor është kaotike, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm, Eduard Ahmeti, bëri këtë sqarim.

Eduard Ahmeti: Aktorët në këtë fushë duke filluar që nga Fondi, farmacitë, depot farmaceutike, importuesit farmaceutikë janë të detyruar të zbatojnë çmimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Për barnat që mungojnë në treg, që janë rreth 9 sipas farmacistëve, Fondit thotë se brenda dy jave kohë që shfrytëzohet për lidhjen e kontratave, do të bëhet furnizimi i tregut me këto medikamente.

Eduard Ahmeti: Gjithë struktura që unë drejtoj është e angazhuar që në përputhje me nevojën që do të lindë nëse mund të lindë, të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe garantoj qytetarët që nuk do të mungojë kurimi i tyre dhe diagnozave që mbulohen nga lista e barnave të rimbursueshme.

Nëse subjektet farmaceutike janë në proces gjyqësor me Fondin, apo nën hetim nga organi i akuzës nuk mund të lidhin kontrata me FSDKSH-në.

Eduard Ahmeti: Jam i hapur për takim me këdo për të dëgjuar me durim këdo për të bërë të mundur një proces sa më transparent dhe sa më efikas. U janë nënshtruar dhe proceseve gjyqësore dhe kanë dalë me ato konkluzione që kanë dalë.

Për hyrjen në fuqi të listës së barnave të rimbursueshme,  FSDKSH thotë se farmacitë janë lajmëruar në kohë.


/Ora News.tv/