Bardhi tregon pse "Bindja Demokratike" nuk mund të futet në zgjedhje

Bardhi tregon pse "Bindja Demokratike" nuk mund të futet në

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora deklaroi se partia e re e krijuar nga Astrit Patozi, "Bindja Demokratike" i shërben Edi Ramës dhe nuk mund të futet në zgjdhje sepse nuk është regjistruar në Gjykatë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Bardhi: Nëse një parti është apo jo e djathë duhet të shohim statutin e kësaj partie. Në dijeninë time nuk është bërë publik statuti, për të parë është e majtë apo e djathtë. Fakti që pjesë të saj janë anëtarë që kanë qenë në PD nuk nënkutpn që është e djathtë. Nënkupton që janë disa përsona që në një moment krejt të çuditshëm kanë vendosur të formësojnë një parti. Një ditë pasi opozita zyrtare ka marrë vendimin në organet e zaj më të larta për të mos hyrë në zgjedhje. 

Kemi një parti që pretendon se do të marrë pjesë në zgjedhje për t'u bërë fasadë e kësaj qeverie. 

Meço: Për të mos lënë shqiptarët pa përfaqësim thonë ata. 

Bardhi: Shqiptarët janë të përfaqësuar nga partitë që kanë votuar. Të pretendosh se do të futesh në zgjedhje kur nuk ke krijuar akoma partinë dhe sot ka skaduar afati dio të thotë se je duke i kryer një shërbim Ramës. Kjo parti nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje sepse nuk është regjistruar në Gjykatë.


EMISIONET