Barcelona është rikthyer tek fitorja në La Liga. Në takimin e vlefshëm për javën e 9-të kampionët në fuqi të Spanjës kanë mposhtur me rezultatin e thellë 4-2 Sevillan. Një takim i nisur praktikisht me gol ai në "Camp Nou" për katalanasit që kaluan në avantazh pas dy minutash lojë me anë të Coutinho. I shërbyer nga Lionel Messi, braziliani goditi drejt këndit të lartë të portës së Andaluzianëve duke tundur rrjetën.

Pak minuta më pas, "pleshti" argjentinas dyfishoi, ndërsa 4 minuta më pas pësoi një dëmtim që pritet ta lë jashtë fushave për disa javë dhe rrëzikon mungesën në "El Clasico". Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë i lojës dhuroi edhe 4 gola të tjerë. Luis Suarez trefishoi në të 63 minutë, ndërsa 11 minuta përpara fundit Sevilla tentoi të reagonte me anë të Sarabria.

Megjithatë Rakitic dy minuta përpara fundit i dha fund shpresave për pikë të miqve, ndërkohë që Luis Muriel në minutën e parë të shtesës vulosi rezultatin përfundimtar 4-2. Pas kësaj fitoreje Barcelona ngjitet në vendin e parë në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Sevilla rrëshket në vendin e 3-të me dy pikë më pak.

/Ora News.tv/