Barcelona në zi, ndahet nga jeta arkitekti i "La Masia"

Barcelona në zi, ndahet nga jeta arkitekti i "La Masia"

Barcelona në zi. Ish-presidenti i klubit, Josep Lluis Nunez, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Një lajm vërtetë i trishtë për klubin katalanas, që në periudhën e tij kishte kulmin e saj futbollistik. Nunez ishte arkitekti i Barcelonës së sotme, pasi gjatë drejtimit të katalanasve për 22 vite uli në stol gjeniun e futbollit "tiki-taka" Johan Cruyff.

Ai ishte ideatori i krijimit të akademisë "La Masia", të cilën e shndërroi në një fabrikë talentesh, ku mund të përmendim "pleshtin" argjentinas, Lionel Messi. Ndërkohë, gjatë periudhës së drejtimit të tij, Barcelona firmosi me yjet të futbollit botërorë si Diego Maradona, Michael Laudrup, Ronaldo Nazario dhe Rivaldo.

EMISIONET