Portier venezualian për sezonin e ardhshëm. Është kjo idea më e fundit e drejtuesve të Barcelonës, që janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e Jasper Cillessen, i cili do të largohet nga "Camp Nou" në verë.

Sipas "AS" katalanasit kanë vendosur në shënjestër yllin e Millonarios, Wuilker Farinez. Interes për numrin 1 të Millonarios është edhe Boca Juniors dhe River Plate, por Barça duket më e avantazhuar për shkak se i ka nisur kontaktet prej kohësh.

Farinez është vetëm 20 vjeç dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 2.7 milionë euro. Këtë seozn, talenti i rritur te Caranaz është aktivizuar në 13 takime, duke dhuruar një paraqitje fantastike.

/Ora News.tv/