Barcelona- Chelsea, Valverde: Një short i vështirë për ne

Barcelona- Chelsea, Valverde: Një short i vështirë për ne

Shorti i sotëm i Uefa Champions League, ka përballur kampionët e Anglisë, Chelsea me spanjollët e Barcelonës.

Kjo përballje shihet si shumë e vështirë nga trajneri i skuadrës katalanase, Ernesto Valverde.

Megjithatë, spanjolli thotë se do të luajnë kundër kampionit aktual të Anglisë dhe kjo është motivuese për lojtarët e tij.

“Ishte një short i vështirë për ne, por e dinim se nuk do të ishte e lehtë, për shkak se kishte skuadra të mëdha”, tha fillimisht Valverde për “Barca TV”.

“Chelsea është kampion aktual i Premierligës dhe ne do të takohemi me ta me entuziazëm, sepse do të jenë dy ndeshje të bukura dhe motivuese”, theksoi tekniku i Barcelonës.

EMISIONET