Barcelona "blindon" yllin e skuadrës me klauzolë stratosferike

Barcelona "blindon" yllin e skuadrës me klauzolë

Barcelona "blindon" Sergio Busquets. Mesfushori spanjoll ka rënë dakord për të nënshkruar me klubin katalanas deri në verën e vitit 2023, ku natyrisht përfitimet financiare të 30 vjeçarit të rritur në akademinë e famshme " La Masia" do të jenë më të mëdha. Ajo që bie në sy është klauzola e vendosur për Busquets, prej 500 milion eurosh (445 milionë funte/ 585 milionë dollarë).

Një klauzolë stratosferike për një futbollist me karakteristikat e Busquets, i cili është i njohur për aftësinë mbrojtëse.

Pavarësisht nga lidhjet e tij të forta me klubin, fituesi i Kupës së Botës kishte menduar një lëvizje të mundshme drejt kampionatit anglez. Një ribashkim me ish-drejtorin e Barcelonës Pep Guardiola në Manchester City u raportua si një mundësi, me kampionët e Premier Ligës të përgatitur për të shpenzuar shuma të konsiderueshme për mesfushorin.  

Gjatë karrierës së tij, Busquets ka fituar thuajse gjithçka, duke përfshirë shtatë tituj të La Ligës, gjashtë Kupa Mbreti, tre kurora të Ligës së Kampionëve, tre Botërore Klubesh, tre Superkupa të Evropës dhe gjashtë Superkupa Spanjolle.

Busquets gjithashtu ndihmoi Spanjën në fitimin e Kupës së Botës në 2010 dhe Kampionatit Europian në vitin 2012.

EMISIONET