Barazimi "shkarkon" trajnerin, klubi italian emëron Oddo

Barazimi "shkarkon" trajnerin, klubi italian emëron Oddo

Giovanni Stroppa nuk do të jetë më trajner i Crotones.

Vendimi është marrë menjëherë pas barazimit që Crotone arriti në shtëpi ndaj Salernitana. Stroppa drejtoi skuadrën në 9 javët e para në Seria B, ku arriti të marrë vetëm 3 fitore. I shpejtë ka qënë edhe zëvendësimi i tij, me Massimo Oddo që ka marrë menjëherë çelësat e skuadrës.

Megjithatë Oddo, i cili ka qenë i pa punës prej muajit prill, nuk do të jetë në stol në ndeshjen e fundjavës ndaj Lecce, pasi skuadrën do e drejtojë trajneri i Primavera, Ivan Moschella.

EMISIONET