Barazimi në Kamëz, Lika: Na penalizuan mungesat, barazimi ishte i drejtë

Barazimi në Kamëz, Lika: Na penalizuan mungesat, barazimi ishte i

Luftëtari vazhdon të marr rezultate pozitive. Në takimin e javës së 32-të, gjirokastritët dolën me një pikë nga transferta e Kamzës, rezultat që për trajnerin e bluzijve, Hasan Lika ishte rezultat poziv, duke parë dhe kundërshtarin që kishte objektiv mbijetesën.

"Ishte rezultat pozitiv, na kënaq për ecurinë e skuadrës. Ishte ndeshje e vështirë, kundërshtari luftonte për mbijetesën. Dha gjithçka. Skuadrat ishin të penalizuar nga mungesat. Ne nuk ishim në ditët më të mirë. Mund ta kishim ndëshkuar kundërshtarin por mund të na ndëshkonte dhe ai.

"Kemi lojtarë si Aleksi, që shpesh herë mbulon edhe krahun e majtë. Bregun e duam më të rrezikshëm tek porta e kundërshtarit. Demo pati disa momente në vështirësi. Nuk kishim dyfishim në krah.

"Jo, ishte një ndeshje normale. Nuk kishim tension në ndeshje. Mund të kemi tension sepse duam Kupat e Europës, por ndeshja ishte normale. Kishte luftë sportive, por në përgjithësi ishte ndeshje korrekte."- tha Lika për "SuperSport".

 

EMISIONET