Barazimi me Teutën, Ahmataj: Nuk më pëlqen rezultati, është na premtuar premio

Barazimi me Teutën, Ahmataj: Nuk më pëlqen rezultati,

Kamza mori një barazim të rëndësishëm në frymën e fundit përballë Teutës, pikë që nuk e ka kënaqur aspak trajnerin e kryeqytetasve, Julian Ahmataj.

"Në piknisje të ndeshjes, kjo ndeshje ishte e vështirë. Kjo skuadër është më tradite dhe ka dhënë shumë për futbollin shqiptar. Barazimi ishte i kënaqshëm. Mund edhe ta kishim humbur ndeshjen. Duhet të përmirësojme gabimet në mbrojtje. Kudo që kemi luajtur nuk kemi hequr dorë nga sulmi.

"Premio do të ketë. Kryetari dhe presidenti na kanë premtuar premio. Jemi në fazë kulminante. Duhet mobilizim nga të gjithë. Zguro ishte në vështirësi. Çyrbja është një lojtar me eksperiencë. Është dhe kapiten. Futbolli është një loj me gabime. Kur ti shikojmë rastet do ndalemi te problemet. Për të gabuar do gabojmë të gjithë.

"Unë nuk mbroj asnjëherë. Kërkoj ta fitoj ndeshjen. U mërzita që nuk fitova. Në një ndeshje me kaq presion ngarkesa ishte mbi arbitrimin. Nuk do merrem asnjëherë me këtë pjesë. Këtë gjë jam munduar t’ia mësoj edhe skuadrës.

"Lelis është në një gjendje fizike jo të mirë për shkak të mosaktivizimit. I kemi besuar eksperiencës së kuqit. Mund të vendosim edhe Arrabal në atë pozicion por humbim shumë në mesfushë."-tha Ahmataj për mikrofonin e "SuperSport".

EMISIONET