Barazimi me Lushnjën, Dalipi: Mungoi finalizimi, penalltia qëndronte

Barazimi me Lushnjën, Dalipi: Mungoi finalizimi, penalltia qëndronte

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Lushnjës, dhe për trajnerin e të kuqve, Klevis Dalipi mungesa e finalizimit përpara porte ndikoi tek rezultati përfundimtarë.

"Realisht nuk e kishim menduar të lehtë. I kishim dhënë një rëndësi të veçantë. I porositëm lojtarët që mund të pësojmë diçka që ne nuk duhet ta pranonim. Shpërdoruam disa raste të mira. Patëm rënie besimin. Edhe kur mbaroj pjesa e parë e porosita skuadrën se duhet të vazhdojmë me kokën lart. Patëm 2 raste. Na u mohua 1 penallti e pastër.

"Duhet të shfaqeshim cinikë përpara portës. Penalltia e marrë nga skuadra e Lushnjës më lë dyshime. Nuk besoj se ka kontakt. Lojtari i Lushnjës ka tentuar të fitojë penalltinë. Megjithatë kjo nuk justifikon atë që ne kemi punuar gjatë javës. Lojtarët nuk dhanë atë çfarë kemi bëri. I thashë që duhet të ishim të përgjegjshëm dhe jo të nxitoheshim. Presioni bëri të vetën. Futa 3 lojtarë që i dhanë freski skuadrës. Më vjen shumë keq. Nuk jam i dëshpëruar dhe do vazhdoj prapë. Zvogëlohen shanset për Europën, por ne do të vazhdojmë dhe do të shikojmë çfarë do të ndodhi në ndeshjen direket në Gjirokastër.

"Prisja më tepër nga tresha përpara. Në mungesë të Prognit, duke pasur një lojtar si Çani, ishte një mundësi për të treguar vetë. Do të ishte kundra çdo ideje që unë ta lija në stol Çanin. Është i fortë në zonë, por nuk qe dita e tij sot. Pres më shumë, ata janë aktor që duhet të konkretizojnë me gol.

"Më vjen keq, sepse e kam thënë që është një ndeshje shumë e vështirë. Do respekt maksimal. Duhet të ishim të egër. Unë i kritikova lojtarët në pjesën e parë. Shpërdoruam disa raste në pjesën e parë. Do jetë ngarkesa psikologjike. Lojtarët duhet të marrin më tepër përgjegjësi dhe mund të japin më tepër për ta çuar në Europë.

"Ne kemi bërë një pak me klubin që duhet të luajmë në fushë. Nuk mund të kontestoj, pavarësisht se më dhemb zemra. Ishte një penallti e pastër. Nuk dua të dal kundër arbitrit. Ajo ishte një pikë kyçe që nuk na dha fitoren. Ndeshja do kishte marrë tjetër rrjedhë. Marr përgjegjësitë e mia. Do të luftojmë fort në 5 ndeshje. U bë rezultati negative i tretë dhe të dhemb shumë."- tha Dalipi për mikrofonin e "SuperSport." 

EMISIONET