Barazimi me Kamzën, Gjoka: Ju përshtatëm lojës së Kamzës, na duhej kjo pikë

Barazimi me Kamzën, Gjoka: Ju përshtatëm lojës së

Pas barazimit 0-0 ndaj Kamzës, për mikrofonin e "SuperSport" trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka deklaroj se kjo pikë i shërben skuadrës.

"Sigurisht, edhe ajo është pjesë e lojës. Ndaj Kamzës, kishim një ndeshje ndaj ekipi që ka bërë mirë. Ne kemi mënyrat tona të lojës, por sot u futëm edhe tek strategjia e kundërshtarit, topat e gjatë, loja e fortë. Edhe një pikë, ndoshta do na duhet.

 "Sot kundërshtari u mundua ta izolonte Sukajn. Edhe pse ishte i izoluar, me pak më shumë qetësi, mund të kishim shënuar. Edhe një barazim nuk është pak."Sigurisht, është e rëndësishme që mos të dëmtohet psikologjikisht skuadra. Tashmë kemi shumë punë dhe shumë rrugë. Një skuadër që do të shkojë drejt një rezultati pozitiv, nuk duhet të mundet. Çfarë dhamë në fushë, atë edhe morëm. E rëndësishme ishte të mos u mundnim.

"Mendoj se na qetëson, por edhe jo. 4 pikë nuk janë asgjë në kampionat. Duhet të shkëputemi e të afrohemi me grupin më lart. Po të vazhdojmë kështu e të marrim pikët në ndeshjet me radhë, do jemi mirë. Kjo qetësi do mbarojë në maj. Për Partizanin, mendoj vetëm që të mos kthej kokën pas."-tha Gjoka.


EMISIONET