Pas barazimit 1-1 në limite ndaj Kamzës, trajneri i Laçit, Besnik Prenga u shpreh mjaft i kënaqur për reagimin që pati skuadra pas pësimit të golit. Në intervistën pas ndeshjet, tekniku mirditorë "qau" edhe largimin e Myrto Uzunit, i cili dje realizoi golin e 7-të personal në Kroaci.

“Prisja më shumë. Nuk u pajtuam me humbjen. Kur pësuam golin, ekipi sulmoi, fitoi duelet dhe u pa dëshira e lojtarëve që nuk donin të humbnim. Në ndeshjen e sotme doja t’i uroja ekipet për luftën e bërë në fushë. I dhuruan tifozëve një ndeshje jo të bukur, por të luftuar. Ne nuk po luajmë mirë futboll. Ekipi nuk është njësoj që kemi qenë në Europë në fillim. Ka shumë të rinj sot. Na ka ikur cilësia, pasi ka ikur Uzuni e Hoxhallari që ishte një pikë shumë e fortë për ne. Ne sot luanim përballë një ekipi që luftonte për jetë a vdekje. Arbitrimi ishte shumë mirë.Kjo që ndodhi sot ishte e tmerrshme. Nuk e di ishte penallti apo jo, por këto skena janë të turpshme. Unë di të them që për 95 minuta ishte një ndeshje shumë korrekte, dhe nuk u vu re tension”, është shprehur Besnik Prenga.

/Ora News.tv/