Barazimi 2 me 2 në transfertën e Crotones e ka lënë të zhgënjyer trajnerin e Lazio-s, Simone Inzaghi  që në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shpreh se traversa i mohoi fitoren, por theksoi se skuadra nuk do të dorëzohet, pasi do ta sigurojë biletën e Champions League javën e ardhshme ndaj Interit.

Më vjen shumë keq që humbëm kaq shumë raste teksa goditëm edhe traversën, por fati nuk ishte në anën tonë për takimin e sotëm. Duhet të kishim fituar për të mos lënë asgjë për javën e fundit, por besoj te skuadra ime dhe mund të sigurojmë Champions-in në ndeshjen ndaj Interit. Do të futemi për fitore, duke pasur parasysh që kemi në favor edhe barazimin, ndaj besoj se do t’ia dalim.

 “De Vrij është një profesionist i vërtetë dhe këtë e tregoi edhe sot. Jam shumë i kënaqur me performancën e tij dhe i lumtur që e kam stërvitur, pasi është një lojtar që kërkon të lërë gjurmë kudo ku luan. Sa i përket ndeshjes së fundit, do të bëj vlerësimet e mia, pasi është një vendim që më takon vetëm mua si trajner i skuadrës. Të shohim se si do të jenë edhe lojtarët e tjerë të repartit”,-tha Inzaghi, duke lënë të kuptohet se De Vrij vështirë se mund të zbresë në fushë të dielën e ardhshme.

/Ora News.tv/