Këngët anti-napolitane të tifozëve të Interit gjatë barazimit pa gola kundër Napolit të dielën mbrëma, do i kushtoj 10 mijë euro arkave të klubit zikaltër.

Lega Serie A ka publikuar sot raportin disiplinor ku mësohet se Interi është gjobitur me 10.000 euro për thirrje fyese.

Gjatë 10 minutave të para të pjesës së parë dhe dytë, monitoruesit kanë dëgjuar një pjesë të përkrahësve zikaltër duke bërë thirrje fyese në baza të origjinës territoriale,

Interi është gjobitur edhe me 4.000 euro tjera për vonesën e nisjes së ndeshjes për pesë minuta, ndërsa Napoli me 2.500 euro për rolin e tij në këtë.

Ndërkohë, Daniele de Rossi është mungesë e sigurtë për Romën, në transfertën e Crotone, ndërsa SPAL dhe Verona janë gjobitur respektivisht me 2 mijë euro dhe 3 mijë euro, për shkak të sjelljes josportive të tifozerive.

/Ora News.tv/