Barazimi i Partizanit, Braçe ironizon me kryebashkiaken Ademi

Barazimi i Partizanit, Braçe ironizon me kryebashkiaken Ademi

Ashtu siç në shumë takime të Partizanit, zëvendës-kryeministri i vendit, Erjon Braçe nuk kishte si të mungonte në takimin delikat në Shkodër përballë Kukësit. Të kuqtë barazuan 1-1 ndaj verilindorëve, duke hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion. Në fjalën e tij, Braçe gjeti kohë edhe për ironizuar me kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

"Ndeshja mu duk shumë e bukur, por vetëm se jam tmerruar nga kazanët e plehrave në rrugën e Shkodrës. Mi bëni të fala kryetares së Bashkisë së Shkodrës. Është tmerr ajo që pashë sot. Më vjen keq. Ndërkohë ndeshja ishte thuajse e barabartë. Partizani duhet ta kishte vrarë sot kampionatin me thënë të drejtën. I kishte mundësi të shkonte shumë më përpara, por ky është futbolli."-komentoi Braçe.

EMISIONET