Barazimi i Kukësit me Partizanin, Hidi: Ne luajmë për tifozët

Barazimi i Kukësit me Partizanin, Hidi: Ne luajmë për

Barazimi ndaj Kukësit ishte objektivi parësor i Partizanit. Është ky mendimi i portierit të Teutës, Isli Hidi, i cili në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" u shpreh:

"Ne luajmë për tifozët dhe të gëzojmë ato. Partizani ia arriti qëllimit. Mendimi im është se Partizani mori atë që kërkoi dhe për të mbajtur distancën 9 pikë ndaj Kukësit. Besoj se presion më të madh ka pasur Kukësi. Partizani nuk kishte shumë presion. Edhe në minutat e para e studioi ndeshjen. Për bukurinë e kampionatit donim që të hapej, megjithatë ka edhe plot javë. Jemi aty mbrapa dhe shpresojmë të bëjmë mirë. "-përfundoi Hidi.


EMISIONET