Një sfidë e pasur me emocione ajo e zhvilluar në stadiumin e Kamzës mes vëndasve dhe kampionëve të Kukësit. Në fund gjithçka u mbyll në ekuilibër 2-2 në një duel i cili u prek nga golat spektakolar, Plaku për skuadrën nga periferia e Tiranës dhe Rrumbullaku për veri-lindorët.

Të besuarit e Mladen Milinkovic kaluan të parët ë epërsi me autor Elton Kalen. Braziliani pasi përfitoi nga një gabin i Fustar u përplas me Halilajn, por me kordinimin e një akrobati u ringrit dhe realizoi me portën e boshatisur. Replika e Kamzës nuk u vonoi dhe Sebino Plaku me një super goditje nga rreth 25 metra distancë rivendosi baraspeshën. 32 vjeçari shkarkoi të djathtën e tij aty ku Enea Koliçi nuk mund të arrinte.

Në batutat fillestare të pjesë së dytë skuadra e Ramadan Ndreut kaloi në avantazh duke përmbysur rezultatin, në piedestal u ngjit sërish Sebino Plaku pak. Sulmuesi kryeqytetas shfrytëzoi harkimin e mirëllogaritur të Erlis Frashërit dhe me kokë e depozitoi topin në fund të rrjetës. Kukësi i shokuar e pati të vështirë të reagonte menjëherë, duhej një veprim nga asgjëja për të rivendosur ekulibrat dhe këtë veprim e dhuroi Simon Rrumbullaku. Mbrojtësi nxorri nga "cilindri" një gjuajtje fantastike nga 40 metra larg e cila befasoi Halilajn, ky i fundit jo krejtësisht pa përgjegjësi. Blutë të motivuar nga goli tentuan ta fitonin sfidën dhe i shkuan shumë pranë kur goditja potente e Elis Bakajt për fatin e mirë të Kamzës u përplas në traversë. Asnjë fitues në mbyllje, rezultat që dëshmon se Kamza është deri më tani supriza e këtij edicioni dhe se Kukësi nuk ka më etjen e sezonit të shkuar. Ndërkohë që vijon kriza e Partizanit. Pavarësisht emërimit të Starovës, "të kuqtë" dështuan sërish duke u mposhtur 1-0 në stadiumin e Laçit


/Ora News.tv/