Himarjotja sms Ramës: Më gjej motorin e vjedhur!

Himarjotja sms Ramës: Më gjej motorin e vjedhur!

"Lumit" të shqetësimeve të banorëve të Himarës, i është bashkuar edhe një grua, e cila iu ankua kryeministrit Edi Rama se prej një viti i kanë vjedhur motorin e varkës dhe nuk ka marrë ende zgjidhje. Me ndërhyrjen e tij, Rama tha se gruaja i kishte dërguar edhe mesazh, por autorët nuk ishin gjetur ende.

Bashkëbisedimi: 

Gruaja: Po bëhet gati një vit që më kanë vjedh motorin e varkës. Hapën xhamin, u futën brenda dhe e morën nga ora  12 e natës. Kam bërë ankesë tek Policia e Himarës dhe të gjithë me radhë. Shefi i Krimeve nuk na jep asnjë përgjigje.

Rama: Nuk ke bërë ankesë vetëm në Policinë e Himarës, më ke çuar edhe mua mesazh.

Gruaja: Nuk kam marrë përgjigje.

Rama: Më ke çuar edhe mua mesazh, por tani përgjigje nuk ke ç'merr. Ose do të marrësh motorin ose do të thonë se po merremi me këtë punë.

Gruaja: Lokali im është në mes të kamerave. Ka një vit kjo punë. Nuk më pranon asnjëri në zyrë.

Rama: Jam marrë edhe unë me këtë muhabet. Nuk është e lehtë t'i gjesh ata pas kaq kohësh.

Gruaja: Zt. Kryeministër, janë kamerat. Po të mos ishin kamerat nuk do të merresha me atë punë. Thjesht për të mos dalë personi. Janë lekët e mia. Unë jam pensioniste dhe punoj akoma.

EMISIONET