Reshjet e shumta të shiut kanë rikthyer problemet për banorët e pallatit 8 katesh në Gjirokastër. Banesa e katit të parë është përmbytur nga ujërat e shumta që rrjedhin nga shpati i kodrës.

Pak ditë më parë, shembja e dherave shkaktoi dëmtime në një sërë banesat në pallatin shumëkatesh që ndodhet në lagjen "Kodra e Shtufit".

/Ora News.tv/