Përplasje në derën e Bashkisë, banorët e "Astirit" kërkojnë dëmshpërblim

Përplasje në derën e Bashkisë, banorët e

Banorët e zonës së "Astirit", të cilëve do tu shemben banesat nga ndërtimi i Unazës së Madhe tentuan të hynin me forcë në Bashkinë e kryeqytetit. Për më shumë se një orë kanë kërkuar prej kryebashkiakut dëmshpërblimin për banesat e tyre.

Dita e 11 e protestës së banorëve të cilëve do tu shemben shtëpitë nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe, ka vijuar përballë bashkisë së  Tiranës.

Të vendosur për mbrojtjen e pronës së tyre dhe kërkimin e dëmshpërblimit, bllokuan sërish rrugën “Abdi Toptani”.

Situata u tensionua edhe më tepër kur banorët tentuan të hyjnë me forcë drejt bashkisë së Tiranës.

Banorët pasi janë tërhequr kanë thirrur me zë "Turp!" "Turp!"

Në mbështetje të protestuesve u shfaq dhe një prej anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës, i cili i drejtoi një ultimatum 48 orësh kreut të këshillit bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, për të negociuar me banorët.

Anëtari i Këshillit bashkiak: Në këtë moment Erion Veliaj ka humbur të drejtën të jetë kryetari juaj i bashkisë, ka humbur të drejtën të protestojë bashkë me ju për të drejtën që ju keni. Ju nuk jeni qytetarë të jashtëligjshëm të Tiranës. I bëj ftesë kryetari të këshillit bashkiak të vijë të bisedojë me përfaqësinë e protestuesve për të gjetur një zgjidhje, gjithmonë ka një zgjidhje.Kryetar i këshillit bashkiak ke 48 orë kohë për të biseduar me protestesit ndryshe nuk do të ketë më këshill bashkiak.

Për më shumë se një orë, rruga pranë Bashkisë ka mbetur e bllokuar. Ndërsa në largim deklaruan se protesta do të vazhdojë dhe të mërkurën.

Veliaj: S'ka shans të ndalet "Unaza e Madhe" Nuk na ndalin shpellarët

Kliko ketu per FOTOGALERINE



EMISIONET