Banorët e "Astirit" sërish në protestë, bllokojnë rrugën

Këtë herë në një protestë paqësore, pa djegie gomash dhe hedhje shashkash, banorët e zonën së Unazës së Madhe kanë qenë të shumtë për të kundërshtuar vendimin që i hap rrugë shembjes së tyre.

Të pranishëm në protestë, deputetët e opozitës i kërkuan qytetarëve të rezistojnë.

Deputeti Dashamir Shehi i bëri thirrje autoriteteve që të gjëjnë zgjidhje për të dëmshpërblyer në mënyrë të plotë banorët.

Shehi: Nëse për këtë rrugë janë 20 mln le ti bëjë 40 mln Rama dhe kjo punë mbyllet. Ose në vend që ti jap 9 katë pallate le ti japë 12 e 13, ka vend prap për kompesim.

I vetëdijshëm për bllokimin e trafikut Shehi bëri apel për solidarit.

Shehi: Mos shqetësohet kaq shumë se po shkon një orë më von në shtëpi, sepse ky hall që ju ka rënë juve, nesër mund ti bjerë të tjerëve. Qytetarëve po i mungoi sensi i solidaritetit, atëherë nuk janë qytetarë.

Protesta do të vazhdojë sërish të shtunën në orën 17:00.


Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu:

EMISIONET