Banorët e Astirit marshojnë drejt shtëpisë së Ramës në Surrel

Pas më shumë se dy muaj protesta në zonën e tyre, banorët e Astirit po marshojnë drejt shtëpisë së Edi Ramës në fshatin Surrel, në rrethinat e Tiranës.

Banorët kanë me vete në duar pishtarë, ndërsa në mbështetje të tyre është deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. 

Banorët synojnë për të dhënë mesazhin se si i prishet rehati dikujt kur i prishet shtëpia.

Banorët kanë protestuar çdo natë kundër prishjes së banesave

"Ne i kërkojmë qeverisë të të tërhiqet nga ky projekt. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugës, por duhet që të na dëmshpërblehen cent për cent", tha një banor për mikrofonin e Ora News.

"Qeveria o të tërhiqet o të dëmshpërblejë një për një banorët e Unazës së Re", tha një tjetër banor.


EMISIONET