Banka Credins është një ndër institucionet financiare të  para në vend që po i kushton vëmendje mbështetje bujqësisë dhe agrobiznesit.

Për të informuar në lidhje me produktet që ajo ofron përfaqësues të Credins zhvilluan një takim me më shumë se 50 fermerë nga Berati, Lushnja, dhe Fieri në Roskovec.

Kryebashkiakja, Majlinda Bufi, vlerësoi këtë iniciativë

Bufi: Jam shumë e bindur se sa më shumë aktivitete të tilla, sa më shumë shërbime të tilla ne të përpiqemi ti ofrojmë fermerit, sado pak ata do të përfitojnë nga kjo gjë.

Përfaqësuesit e Credins Bank ofruan konsulencë për fermerët e interesuar për mënyrën e aplikimit.

"Fermerët nuk kanë shumë informacion për produktet bankare në përgjithësi dhe nuk kanë informacion as për fondet e pensionit vullnetar".

Takimi me fermerë ka nxjerrë në pah nevojën e tyre për të marrë mbështetje financiare.

Credins Bank do të vijojë takime të tilla me fermerë në të gjitha zonat e vendit.

/Ora News.tv/