Banka Botërore nuk ka pranuar që të financojë rehabilitimin e rrugës Tiranë-Durrës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se ndërhyrja do të bëhet me fondet e buxhetit të shtetit por ende nuk dihet se nga kush do të realizohet rialokimi i fondeve. 

Nga përllogaritjet e para rezulton se riasfaltimi kërkon 11 milion euro ndërsa ndërhyrja në total shkon deri në 30 milion euro.

Rruga është si pjese e kontratës se mirëmbajtjes në kuadër të projektit me BB. Por duke qene se rrugës nga 2001 deri me tani nuk i është kryer mirëmbajtje e thelle përveç segmentit rrethrrotullim shqiponje kthese e Rinasit, është degraduar. 

Rrjedhimisht Banka nuk e financon dot ndërhyrjen e thelle ne shtresat e rrugës. dhe projekti i ndërhyrjes do të përshtatet tashme dhe do llogaritet te mbulohet me buxhet shteti. 

Ndërhyrja në këtë rrugë prioritet të shtyhet duke qenë se fondet do të merren nga buxheti i shtetit, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë premtoi se do të ndërhyhej në pranverë për riasfaltim.

/Ora News.tv/