Stafi përdor banesat sociale për festa të çmendura me alkool e orgji

Stafi përdor banesat sociale për festa të çmendura me

Festa të çmendura me alkool dhe orgji organizoheshin në banesat sociale që ishin bosh, madje edhe në zyrat e punës në Nju Jork.

“Kjo ndodhte gjatë orarit të punës, pas orarit dhe në cdo orë të ditës. Tani e kuptoj përse nuk bëhej puna”, thuhej në akuzën e Monique Johnson, presidente e Shoqatës së Banorëve te kompleksi i banesave sociale  Throggs Neck, në Bronks të Nju Jorkut.

Akuza i drejtohej Autoritetit të Banesave Sociale që iu desh të transferonte stafin prej 40 personash në një vend tjetër.

 “Pati shumë njerëz të përfshirë. Kishte mbikëqyrës që kryenin marrëdhënie me kujdestarët. Konsumonin alkool dhe kryenin marrëdhënie seksuale në vend që të punonin. Më vjen keq për ata punëtorë që kanë 20 vite këtu e që nuk janë përfshirë, por vetëm kështu mund t’ia nisim nga e para”, shtoi Johnson.

Disa prej punëtorëve të tjerë që nuk përfshiheshin në këto festa ishin lodhur nga skenat seksuale sa vendosën të filmojnë për tu dërguar fakte eprorëve se si punohet.

EMISIONET