Rrugët e Shkodrës u “pushtuan” nga bandat.  Fatmirësisht jo ato që përfliten shumë këto kohë në kryeqendrën e veriut, por pjesëmarrës në një takim kombëtar të orkestrave frymore.

Ndër vite, Shkodra është njohur si një ndër qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore shqiptare. Aty u krijua banda e parë frymore e cila në vitin e largët 1878 pati debutimin.

Mbi këtë themel u ndërmor kjo iniciativë që solli larmi aktivitetesh dhe performancash.

Voltana Ademi: Ne nderojmë të gjithë trashëgiminë që qytete të tjera dhe gjithë ata artistë të tjerë në ato qytete kanë realizuar gjatë krijimit të bandave muzikore.

Bashkimi i bandave frymore të Shkodres, Elbasanit, Durrësit, Lezhës, Beratit dhe Tivarit në Mal të Zi nuk ishte i lehtë, siç tregon profesor Kujtim Alija.

Kujtim Alija: Shpresoj që në një të ardhme të afërt ta konsolidojmë si aktivitet.

Në Muzeun e qytetit ishte e veçantë edhe ekspozita me gramafon dhe disqe muzikore të viteve 1920, që janë ruajtur me fanatizëm nga ky institucion dhe familjet e qytetit.

Ne mbrojmë dhe zhvillojmë trashëgiminë tonë kulturore duke rikthyer traditat më të mira, ishte motoja e këtij aktiviteti që synon të kthehet ndërkombëtar nga edicioni i tij i dytë.

/Ora News.tv/