Me një koncert ku ka përfshirë gjithë repertorin e saj Banda e Tiranës ka festuar 50 vjetorin e krijimit. Disa prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të saj iu ndanë certifikata mirënjohjeje, ndërsa u promovua dhe libri i dirigjentit të parë të kësaj bande. 50 vjetorin e krijimi të saj Banda e Tiranës e ka kremtuar me një koncert përkujtimor ku u interpretuan pjesë nga repertori i vetë Bandës ndër vite, duke filluar që nga Himni, marshet klasike, popullore e pjesë të ndryshme muzikore. Në ceremoninë e 50 vjetorit u ndanë edhe çertifikata mirënjohjeje si dhe u promovua  libri "Orkestra Frymore e Tiranës" i autorit Sirri Rroji, dirigjentit të parë të Bandës së Tiranës. “Sepse ai ka qenë i përkushtuar jo vetëm për bandën në pjesën e kohës së vet, por ai shpesh pyet edhe tani për mbarëvajtjen. Unë i jap fjalën që jo vetëm do të vazhdojmë në rrugën që ai e kishte nisur, pro do ta çojmë më tutje nivelin dhe disiplinën e bandës.” Në vitin 1966 komiteti Ekzekutiv i Tiranës vendosi krijimin e Orkestrës Frymore Amatore të Qytetit. Aktualisht Banda e Tiranës përbëhet nga 39 instrumentistë, ku në përbërje të saj ka saks, klarinetë, tromb, trombonë, korno, tenor, bass, perkusione, flaut, etj.

/Ora News.tv/