'Banda dërgonte burrat me minibus për të përdhunuar fëmijët në shtëpinë e braktisur'

Fëmijët viktima të bandës më të keqe të seksit në Telford u dërguan në një shtëpi të braktisur, ndërsa burrat dërgoheshin me minibus për t'i abuzuar, ka zbuluar policia.

Tre policë që hetonin rastin e tmerrshëm kanë zbuluar se si viktimat ishin abuzuar.

Një polic tha të dielën për "Mirror" se policia ishte e zhytur plotësisht nga shkalla e skandalit dhe "e frustruar".

Zyrtari tha: "Në një moment kemi pasur 70 raste dhe një viktimë kishte afër 100 kriminelë. Në një rast, gratë u dërguan në një ndërtesë të braktisur pranë Birmingamit dhe burrat u dërguar me minibus për t'i abuzuar ato".

"Shumë oficerë ishin të frustruar sepse CPS po i trajtonte rastet si të ndara kur e dinim se ato ishin të lidhura.

"Nëse ne mund të kishim katër ose pesë vajza me rastet më të forta dhe i kërkuam atyre që të identifikojnë shkelësit më të këqij, besoj se më shumë burra mund të kishin përfunduar në burg".

Një i dyti tha se ishte "tmerruar" pasi urdhrat e gjykatës kundër më shumë se 20 të dyshuarve u braktisën - pasi siç thuhet, shefat thanë se "kishte shumë telashe me ta".

Ndërkohë, nëna e një vajze të abuzuar që vdiq zbuloi se i dha policisë një listë prej tre faqesh të dyshuarish - por pretendoi se asgjë nuk ishte bërë.

E njëjta vajzë dhe një tjetër 13-vjeçare thuhet se ishin në një makinë të drejtuar nga abuzuesit që u ndaluan nga policia - por u lejuan të shkonin.

EMISIONET