Mario Balotelli nuk ishte pjesë e Nice-s ndeshjen e fundit ndaj Monacos, ku ekipi i tij u eliminua në cerekfinalet e Kupës së Ligës Franceze.

Sulmuesi ishte i dëmtuar, dhe Super Mario nuk harroi të ishte protagonist, edhe pse jashtë fushe.

Në profilin e tij në Instagram, ai postoi një video nga një seancë fizioterapie, dhe bashkëngjitur me videon, shkroi: “Nuk është ashtu siç mendoni ju, ju betohem”.


/Ora News.tv/