Janë 43 zjarrfikës të Uzinës së Përpunimit të Naftës së Ballsh që u ulën këmbëkryq para prefekturës së Fierit në një gjest simbolik me të cilin protestuan ndaj pritjes së gjatë zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë prej kohësh

Ata thonë se nuk paguhen prej 16 muajsh, por pavarësisht këtij fakti vazhdojnë të qëndrojnë në krye të detyrës edhe se uzina e ka pezulluar punën.

Zjarrfikës: "U sos durimi, u sos sakrifica jonë, nuk shkojmë dot më në familjet tona."

Zjarrfikës: "Më mban ligji atje dhe nuk largohem dot. 16 muaj pa paga, ne e dimë se çfarë po vuajmë"

Por kjo pritje, thonë se nuk do të jetë më e gjatë, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

Zjarrfikës: "Do shkojmë deri në grevë urie"

Uzina e Ballshit, renditet mes objeteve të rëndësisë së vecantë, ku mungesa e shërbimit zjarrfikës, mund të shkaktonte katastrofa siç shprehen vetë punonjësit e repartit

Zjarrfikës: "Nëse reparti braktiset nga ne, atje do të jetë një bombë atomike"

Protesta e zjarrfikësve të Ballshit pason ato të reparteve të tjera të prodhimit në Uzinën e përpunimit të naftës që kërkojnë rinisjen e punës dhe pagesat e prapambetura.


/Ora News.tv/