Presidenti i Parlamentit Evropian, ka deklaruar në samitin e Sofjes, se Ballkani Perëndimor duhet të ketë një perspektivë të qartë europiane.

Sipas tij, kjo është thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian.

"Në samitin BE-Ballkani Perendimor, unë propozova një plan investimi në infrastrukturë, për të përshpejtuar procesin e integrimit europian", ka shkruar Antonio Tajani në llogarinë e tij në Twitter.

Samiti i Sofjes, synon riafirmimin dhe angazhimin e BE ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor. 

Një tjetër objektiv i këtij samiti është edhe trajtimi i sfidave të përbashkëta si siguria, migracioni, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. 

/Ora News.tv/