Liderët e BE-së dhe të Ballkanit kanë rënë dakord për të vijuar punën mbi krijimin e një zone ekonomike të përbashkët, ndërsa konfirmohet edhe njëherë vazhdimi i mbështetjes financiare për rajonin. 

Vendi pritës i takimit të pestë të këtij formati, Britania, ka bërë të ditur se do të dyfishojë fondet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Ndërkaq, BE-ja i qëndron vullnetit për të investuar 150 milionë euro gjatë periudhës 2019-2020 për projekte që forcojnë zhvillimin socio-ekonomik dhe integrimin rajonal.

/Ora News.tv/