Balliu: Nxitojnë të arrestojnë një protestues dhe jo Balilin

Balliu: Nxitojnë të arrestojnë një protestues dhe jo Balilin

Deputeti i PD, Klevis Balliu vizitoi në spitali i Traumës qytetarë dhe efektivë të plagosur. 

Balliu: Dua të shpreh keqardhjen për të gjithë personat, protestues që sot janë plagosur. Njëra prej protestuesve është në një gjendje më të rëndë se të tjerët.

Pashë disa efektivë të policisë që janë dhe po ata të dëmtuar. Përgjegjës për këtë ku përplasen qytetarë me polica, pasojat i marrin qytetarët, ndërkohë që Rama mbush xhepat.

Janë shoqëruar disa persona. Drejtorat e policisë, ministri dhe Rama duhet të mbajë përgjegjësi.

Protestuesi që u arrestua këtu është djali i zonjës që është në gjendje më të rëndë këtu. E kishin me kaq nxitim për të kapur një protestues dhe nuk nxiton asnjëri për të kapur balilin dhe miqtë e Balilit.

EMISIONET