Balla: Zgjedhjet do mbahen, PD ti paguajë 120 milionë lekë KZQ

Balla: Zgjedhjet do mbahen, PD ti paguajë 120 milionë lekë KZQ

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ritheksuar edhe njëherë që zgjedhjet e 30 qershorit do mbahen edhe pa opozitën.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u bëri thirrje deputetëve opozitarë në parlament dhe qytetarëve të plotësojë vendet vakante në KQZ të krijuara nga mungesa e opozitës.

Taulant Balla: "Dua të ritheksoj nevojën që opozita të plotësojë vendet bosh që ka në KQZ. Prej muajsh kemi bërë thirrje që opozita të plotësojë dy vendet bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deputetët e opozitës të marrim përgjegjësitë që i takojnë në lidhje me plotësimin e këtyre vakancave. Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen. Apeli im ndaj kryetarit dhe anëtarëve të KQZ është të vijojnë punën me përpikëri. Qytetarët që e ndjejnë se mund të kontribuojnë vullnetarisht të plotësojnë vendet vakante të krijuara nga mungesa e PD dhe LSI."

Ndërsa i kujtoi PD se duhet t'i paguajë KQZ, 120 mln lekë pasi nuk ka respektuar kuotat gjinore.

Taulant Balla: "Ja kujtoj PD se duhet t'i paguajë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 120 milionë lekë sepse nuk ka respektuar kuotën gjinore në asnjë prej qarqeve të vendit. 50 veta ka pasur në listën e Tiranës dhe nuk i doli koha për të plotësuar kuotën gjinore.

EMISIONET