Lobimi i PD, Balla: Dyshime për financimin e protestës 3 mujore të opozitës

Lobimi i PD, Balla: Dyshime për financimin e protestës 3 mujore

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS është diskutuar për debatin e fundit në lidhje me lobimet që PD ka bërë në SHBA kundrejt shumave të mëdha, të cilat nuk i ka deklaruar.

Balla thotë se ka dyshime për mënyrën e financimit të protestës 3 mujore të PD. 

Balla: Ka shumë dyshime për mënyrën si u financua protesta 3 mujore e opozitës kundër reformës në drejtësi dhe përpjekja për të futur vendin në një spirale dhe krizë të thellë përmes bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare. Në pranverë të vitit të kaluar në prag të fushtës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, PD dhe Basha lidhën dy kontrata me lobistin amerikan Nik Muzin në Uashington më kompaninë “Stonington Strategies” në mënyrë që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Donald Trump. Pagesat u bënë në fund të marsit nga vetë PD dhe një komapni guackë e regjistruar me emrin “Biniatta Trade” të cilat në total shkonte në 675 mijë dollarë.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla ka zbardhur të gjithë skemën sesi Basha ka arritur të bëjë një foto me Presidentitn Donald Trump, në kohën e fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.

Balla: Një javë e gjysmë para zgjedhjeve të 25 qershorit, Basha e ndërpreu fushatën dhe shkoi në SHBA ku lobuesi Nik Muzin e futi Bashën në një takim për mbledhje fondesh të kandidatit për guvernator në Mill Ëoki, takim në të cilin merrte pjesë edhe Presidenti Trump, në këtë takim ku përmes një pagese kontribuese prej 20 mijë dollarësh mund të fitohej një vend VIP dhe një foto me presidentin Trump. Dhe Basha arriti ta kishte këtë foto me presidentin Trump përmes kësaj skeme.

Me dokumentat që kemi në dispozicion dhe që i ka edhe media amerikane dhe ajo në Shqipëri në 14 nëntor 2017 “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD një pagesë 25 mijë dollarë në 27 mars dhe një pagesë 500 mijë dollarë më 9 qershor nga PD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade” në vlerën e 150 mijë USD në datën 24 mars 2017.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ‘Biniatta Trade,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

Misteri për këtë çështje është që si ka mundësi që PD ka paguar 500 mijë dollarë dhë në çfarë rrugësh i ka paguar këto 500 mijë dollarë. Sipas Departamentit të Drejtësisë Amerikane lobistëve amerikanë që punojnë për qeveritë e huaja apo subjektet partiake jashtë SHBA duhet të identifikojnë në Departamentin e Drejtësisë klientët e tyre të huaj dhe tarifat që kanë paguar dhe ata duhet të përshkruajnë punën që kanë bërë për këta klientë. Por Muzin, lobisti i Bashës nuk i kishte raportuar të gjitha detajet kur ai u regjistruar për herë të parë si agjent i huaj për PDSH. Në dosjen e tij plotësuar në 14 nëntor, Muzin vuri në dukje se ai ishte paguar në total 675 për tre muajt e punës së tij për PD. Pra ka punuar 3 muaj për PD dhe ka paguar 675 mijë dollarë.

Muzin e tërhoqi këtë shumë të madhe vetëm disa ditë përpara se të organizonte mundësinë që Basha të kishte një foto me Presidentin Trump.

Po sipas dokumenteve të reja Nuk Muzin depozitoi në Departamentin e Drejtësisë në 14 nëntor 2017 një burim tjetër i cili e kishte paguar Muzin për PD. Nga dokumentat e depozituar nga Muzin ai vetë deklaron se më 24 mars 2017 Biniatta Trade me seli në Edinburg e  ka kompensuar Muzin për aktivitetet e ndërmarrë në emër të PD me një pagesë 150 mijë dollarë.

Muzin ka njoftuar se ka marrë 675 mijë dollarë për punën e tij ndaj PD, shumë më tepër se 75 mijë dollarët që janë në kontratën fillestare të PD. Pra PD e pranon që ka bërë kontratën por thotë se ka paguar 75 mijë dollarë. Ndërkohë ai që ka marrë paratë thotë se ka marrë 675 mijë dollarë.

EMISIONET